Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimin e opozitës, për të mos u regjistruar në zgjedhjet e qershorit, nëse ato do të administrohen nga kjo qeveri, me Edi Ramën kryeministër. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Manjani ju ka kthyer përgjigje të gjithë zërave pranë Ramës, se zgjedhjet mund të kryhen, edhe nëse opozita e bashkuar nuk pranon të marrë pjesë. “Politikanët dhe ‘shkencëtarët’ e jurisprudencës elektorale duhet të kuptojnë se në demokraci nuk ka zgjedhje pa opozitën! Në diktaturë po!”, shkruan Manjani.