Manovra e Ramës për të “pastruar” kryebashkiakun e tij

SPAK i ka kërkuar Lefter Allës, kryebashkiakut të ramës për Bulqizën që të bëjë testin e drogës. Bëhet e ditur se, SPAK i ka kërkuar Allës që të dorëzojë kampionet e gjakut dhe urinës pranë laboratorit shkencor.

Në një kërkim të thjeshtë rezulton se flokët e njeriut janë ato që mund të tregojnë gjurmët e drogës për një kohë më të gjatë, deri në 90 ditë, ndërkohë që në gjak gjurmët humbasin brenda 72 orësh.

Pra padyshim pasi kanë kaluar të paktën 3 ditë nga publikimi i videos, Allës mund t’i ketë shkuar në mendje dhe ky detaj, dhe të ketë qendruar larg lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër mbetet për t’u parë nëse SPAK do ta dërgojë testin e Allës në një laborator jashtë vendit, ku mund të shihen edhe gjurmë më të largëta të lëndëve narkotike.

“Për fat të keq shumë nga këto nuk gjurmohen dot për interval retrospektive, që do të thotë zakonisht këto gjurmohen në praninë e substancave abuzive nga 24 orë deri në 72 orë në përdoruesit rastësore. Mënyra e testimit është e ndryshme për përdoruesit kronike të kanabisit që shkon deri në 1 muaj dhe përdoruesit e kokainës duhet ta bëjnë testin nga 7-10 ditë.

Përdoruesit kronikë, sidomos të kanabisit kjo dritare gjurmëshmërish mund të shkojë deri në një muaj dhe për 7-10 ditë për kokainën. Testet që përdoren janë teste të miratuara, teste të shpejta. Nëse ndonjë politikan apo zyrtar i lartë e ka marrë substancën jashtë këtyre afateve në Shqipëri nuk ka laboratorë që e gjurmojnë.

Këto kanë një dritare gjurmshmërie që shkojnë nga 1-3 muaj, më tej kjo nuk gjërmon asgjë. Gjithësesi vlera diaknostike është e padiskutueshme, këto në praktike janë mjete në ndihmë të terapisë framakollogjikë dhe terapive të tjera psiko-sociale. Testet e sofistikuara janë gjithashtu të kushtueshme dhe arrijnë të zbulojnë prani të substancave në retrospektivë dhe përdoren kryesisht për kërkime shkencore dhe qëllime kriminalistike.

Për të gjurmuar në mënyrë retrospektive duhen teste të tjera më të sofistikura që nuk bëhen dot me urinën, por kërkojnë gjurmimin e tyre, në flokët e njeriut, në thonjtë apo në indin yndyror. Në kushtet kur në vendin tonë nuk është i mundur ekzaminimi i përdoruesve të drogës në një periudhë te gjatë perpara mryerjes së testit të drogës mbetet i paqartë dhe i pashpjeguar debati prej më shumë se një viti në radhët e politikës, kur mjafton të ishin pyetur specialistët e fushës për ti kursyer qytetarët nga përplasje politike që janë shkencërisht të pamundura për tu provuar”, shprehej specialisti Sulaj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kokaina është një stimulant tepër i fuqishëm, i përdorur zakonisht për qëllime rekreative. Zakonisht merret nëpërmjet inhalimit me mukozën e hundës, nëpërmjet tymosjes, ose si solucion i injektuar në venë. Efektet mentale mund të përfshijnë humbje të kontaktit me realitetin, një ndjenjë e madhe lumturie dhe gëzimi si dhe axhitim.

Simptomat fizike mund të përfshijnë rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje dhe zmadhim të bebes së syrit. Doza të larta mund të rezultojnë në presion tepër të lartë gjaku si dhe rritje të temperaturës trupore. Efektet fillojnë brenda disa sekondave ose minutave nga përdorimi dhe zgjasin nga 5 deri në 90 minuta.

Kokaina ka përdorime të pakëta mjekësore, si ulja e hemoragjisë gjatë kirurgjisë së hundës. Kokaina krijon varësi për shkak të efekteve në tru. Pas një periudhe tepër të shkurtër përdorimi, ekziston një mundësi mjaft e madhe për tu shfaqur varësia. Përdorimi i saj rrit riskun për infarkt të trurit, infarkt të zemrës, probleme të mushkërive, infeksione të gjakut dhe vdekje e menjëhershme.

Kokaina e shitur në rrugë zakonisht është e përzier me anestetikë lokal, miell misri, quininë, ose sheqer që mund të rezultojnë në toksicitet të shtuar. Pas dozave të përsëritura ulet aftësia për të ndjerë kënaqësi dhe personi ndihet shumë i lodhur fizikisht.

Kokaina vepron duke frenuar rikapjen e serotoninës, norepinefrinës dhe dopaminës, gjë që rezulton në rritjen e këtyre 3 neurotransmetuesve në tru.

Kokaina
Urinë: 3-4 ditë
Gjak: 1-2 ditë
Flokë: Mbi 90 ditë

Heroina
Urinë: 3-4 ditë
Gjak: Mbi 12 orë
Flokë: Mbi 90 ditë

Kanabisi
Urinë: 7-30 ditë
Gjak: deri në dy javë
Flokë: Deri në 90 ditë

Alkooli
Urinë: 3-5 ditë
Gjak: 10-12 orë
Flokë: deri në 90 ditë

Amfetaminat
Urinë: 1-3 ditë
Gjak: deri në 12 orë
Flokë: deri në 90 ditë

LSD
Urinë: 1-3 ditë
Gjak: 2-3 orë
Flokë: Deri në tre ditë

Metamfetamina
Urinë: 3-6 ditë
Gjak: 24-36 orë
Flokë: Deri në 90 ditë

Morfina
Urinë: 2-3 ditë
Gjak: 6-8 orë
Flokë: Deri në 90 ditë

Artikulli paraprak7 kilometra për të shkuar në shkollë dhe 7 kilometra për t’u kthyer ne shtëpi…
Artikulli tjetërPamje tmerruese në Kinë, njerëzit rrëzohen pa ndjenja rrugëve nga virusi SARS