Maqedonia e pret ende Taulant Seferin

Maqedonia nuk do ta pranojë faktin që e ka humbur Taulant Seferin, edhe pse vetë mesfushori i Jong Bojs konfirmoi dje se ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë. Trajneri i Maqedonisë U-21, Boban Milevski, ka zbuluar se 20-vjeçarit i është dërguar ftesë për grumbullimin e radhës. “Me Taulant Seferin kam folur më 15 shkurt dhe ai më ka vërtetuar se është në dispozicion dhe dëshiron të luajë për Maqedoninë. Unë e kam në planet e mia, prandaj e kam përfshirë në listë, pasi nuk guxojmë të tërhiqemi lehtësisht nga futbollistë të caktuar, duke qenë se nuk kemi shumë alternativa.
Ftesa i është dërguar atij dhe klubit të tij, por ende nuk kemi përgjigje. Kam provuar të vë kontakte edhe me menaxherin e U-21, por s’kemi marrë asnjë përgjigje. Jemi paraqitur edhe te Federata e Zvicrës dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Milevski.

Exit mobile version