Maqedonia e Veriut në udhëkryqin e integrimit dhe destabilizimit!

Nga Azgan Haklaj

Fitorja e nacionalizmit maqedonas me retorikë filo-ruse, të shprehur qartë në fushatë në thelb në mos kthim pas është shenjë e keqe e stopimit të rrugës së këtij shteti drejt BE-së.
Shqetësimin ynë qëndron në faktin se VRMO, kundërshtin në thelb vetë pozitën e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, të drejtat e fituara me luftë e mundim.
Është domethënës fakti që e gjithë fushata e tyre kishte kryefjalë menjanimim e BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti i cili në fakt është ideatori dhe realizuesi i doktrinës së shtetit të së drejtës barazisë qytetare, bashkëjetesës ndëretnike, harmonisë ndërfetare, integrimit euroatlantik dhe progresit të drejtave dhe lirive të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Shqetësimi im jo vetëm i imi i shprehur sinqerisht e shqiptarisht është fakti i rëndë sesi këtij kori anti-shqiptar e anti-euroatlantik i janë bashkuar dikund haptas e ku nën dhe edhe koalicioni “Vlen”.
E për të fryrë këtë paradoks po hapazi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndërhyn në mënyrë flagrante gjatë gjithë fushatës kundër koalicionit pro-europian të drejtuar nga Ali Ahmeti.
Në pamje të parë duket si njē suport që Kurti jep dha për kandidatet e tij të inkorporuar në “VLEN”, por realiteti po deshmon se kjo punë është shumë më e thellë se kaq.
Ky mitoman i pandreqshëm, ky neokomunist që aspiron të imitojë Ernesto Çe Gevaren,pasi tentoi të intervenojë politikisht në Shqipëri futi hundët në Preshevë e Bujanovc duke shkaktuar deri largimin e dhunshëm të kryetarit legjitim atje Shqiperim Arifi nga presidenti serb Vuçiç.
Një unitet Kurti-Vuçiç të cilin përtej retorikave ai duhet ta shpjegoje!?.
Kapakun e këtij inkursioni të tij Kurti e vendosi në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e fundit.
Përtej ç’do etike të një shtetari e larg virtyteve që i takojnë ti ketë së konservuari një shqiptar ai ka shkuar aq larg sa që i është shprehur haptazi ish-presidentit maqedonas Pendarovski në ligjeratë te drejtë të zbardhur tashmë:
“Un’ e hoqa luftën nga politika në Kosovë dhe do ta heq edhe në Maqedoninë e Veriut”.
Do të mjaftonte jo vetëm prononcimi por thjesht mendimi i kësaj fraze që Albin Kurti të largohej një orë e më parë si kryeministër i Kosovës.
Ai de fakto ka dekonspiruar rolin e tij në penalizimin në Hagë të liderëve të UÇK-sē se bashku me bashkëpunëtorët e tij që sot janë në qeverisje në Kosovë.
E më keq akoma ai praktikisht është radhitur në zërat e korbëve nacionalistë të Shkupit pēr të aktivizuar një Hagë të dytë për drejtuesit e ushtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.
Pa gjetur kualifikimin e merituar linguistik e lë në dorë të lexuesve përcaktimin e këtij qëndrimi.
Ajo që e them me bindje është se as Albin Kurti dhe as kush qëndron para e pas tij nuk mund ta njollosë dhe as ta largojë nga memorja e kombit luftën te drejtë e heroike që edhe për shumë breza do ta kemi në ballë të krenarisë tonë nacionale.
Por nuk mundet as egoizmi, as mitomania e Albin Kurtit, as dora e zgjatur e Rusisë e Serbisë për të çoroditur realitetet në Maqedoninë e Veriut.
Përveçse është shtet anëtar i NATO-s, në ketë vend ka nje koalicion pro-euroatlantik të udhëhequr nga Ali Ahmeti i cili do të jetë barriera e pakalueshme e influencave e turbulencave të tilla të gatuar në laboratorë anti perëndimorë e anti shqiptarë.
Megjithë influencat e dukshme dhe propagandës së shfrenuar kundër tyre Ali Ahmeti dhe koalicioni i tij fituan bindshëm ndaj rivalëve si dhe për herë të parë në 23 vite u radhitën forcë e dytë politike në atë shtet, ndaj askush nuk do guxojë të luajë me verdiktin e sovranit e me fatin e shqiptarëve që në fakt është dhe vete fati i Maqedonisë së Veriut.
Jo vetëm Marreveshja e Ohrit dhe formula “Badinter” mbi të cilën qëndron ky shtet por vetë fuqia e frontit euroatlantik të udhëhequr nga Ali Ahmeti nuk do të bejnë kompromis politik jo vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por as dhe të pakicave të cilat i janë bashkuar kësaj levizje me vokacion të qartë perëndimor.
Dokumente të nënshkruara po dalin në dritë dhe tregojnë jo vetëm largpamësinë, por edhe tendencën e Ali Ahmetit për të unifikuar faktorin shqiptar nën principe të qarta euroatlantike.
Në këto kushte jam i sigurtë se pa vulën e Ali Ahmetit dhe koalicionit të tij asnjë hap konstruktiv nuk do të përparojë në këtë vend.
Ndryshe paqëndrueshmëria dhe destabiliteti do të jenë realiteti i pritshëm në Maqedoninë e Veriut.

Artikulli paraprak“Rama dhe korrupsioni i qeverisë së tij, shkaktari kryesor që shqiptarët largohen”/ Endri Hasa: PD i qëndron propozimeve për votën e diasporës
Artikulli tjetërPse Sigurimi i Shtetit ka qenë “filial” i KGB-së