Maqedonia në një krizë politike pa rrugëdalje

Kriza politike në Maqedoni duket pa rrugëdalje nga pozicionet e palëkundura të partive politike edhe më shumë se katër muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit.
Paralelisht me këtë, tani dy muaj po zhvillohen edhe protesta jo vetëm në Shkup, por edhe në shumë qytete të tjera nga një organizatë me emrin “Për Maqedoni të Bashkuar”.
Kjo organizatë thotë se do të kundërshtojë me të gjitha format e mundshme formimin e institucioneve të reja nga LSDM-ja opozitare dhe partitë shqiptare, me arsyetimin se qeveria e re do të ketë për bazë deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, të cilën e quajnë “Platformë të Tiranës”, me të cilën thotë se do të rrënohet karakteri unitar i shtetit.
Tani kjo organizatë, sikur edhe VMRO-ja e Nikolla Gruevskit, ka dalë me një kërkesë të re, organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare, si mënyra më e mirë, siç thotë, për dalje nga kriza. Në zgjedhje, sipas saj, qytetarët do të deklarohen nëse e mbështesin ose jo programin e opozitës maqedonase, që ka për bazë deklaratën e partive shqiptare, apo atë të VMRO-së që është për Maqedoni të bashkuar.
“Do të ketë zgjedhje të reja, në të cilat qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre. Strategjinë nuk do ta zbulojmë deri në fund. Pavarësisht kundërshtarëve të brendshëm dhe të jashtëm, ajo përmban pika taktike, teknike dhe operative për realizimin e tyre”, deklaron Bogdan Ilievski nga organizata “Për Maqedoni të Bashkuar”.

Artikulli paraprakLinda-ABI-Bank, kush janë ortakët dhe pastrimi parave?
Artikulli tjetërKatër skenarët për Francën