Pas “tripletës” së madhe të Cristiano Ronaldos të martën në mbrëmje, i cili udhëhoqi eliminimin e Atlético Madridit nga Liga e Kampionëve, duke siguruar përmbysjen 3-0 në favor të bardhezinjve, ka ardhur edhe reagimi i legjendës argjentinase të futbollit, Diego Maradona:
“Ka lojtarë, që janë “bekuar” me anë të shkopit magjik. E vërteta është se ne argjentinasit jemi krenarë për Messin, por Ronaldo është një “kafshë”. Ai ka fuqi të pastër dhe tani është magjistar. Tha se duheshin tre gola dhe i shënoi tre gola”.
Cristiano Ronaldo është kryelajmi i medieve të botës, ditën e sotme. “Tripleta” e tij e mbrëmshme dërgoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përmes një përmbysjeje të jashtëzakonshme.
Tifozët bardhezinj shpërthyen në delir, falë yllit portugez, që fatmirësisht luan tashmë për skuadrën e tyre të zemrës. “Njeriu Champions” vendosi diktatin ndaj Atletico Madridit, duke dëshmuar se 34 vitet që ka mbi supe janë thjesht një statistikë, asgjë më tepër.
Ajo e së martës ishte një natë magjike, që duhej festuar edhe me familjen dhe njerëzit e afërt nga CR7. Ata e mbështetën në stadiumin “Allianz” dhe më pas patën mundësinë të darkojnë së bashku. Ronaldo e vijoi festën në një nga restorantet e njohura të Torinos.
Ishte paksa vonë, në fakt, ndaj ylli i Juventusi mendoi se nuk do të gjente njerëz në lokalin e përzgjedhur, por u befasua sapo i pragun e derës. Ata që po darkonin u ngritën në këmbë për të dhe e pritën me brohoritje heroin e mbrëmjes në Torino.