Legjenda e kombëtares argjentinase, Diego Armando Maradona është shtruar me urgjencë pasditen e sotme në spital, prej dhimbjeve të mëdha në gjunjë.
Maradona është shtruar në spitalin e qytetit kolumbian Kali, dhe po bën disa teste për gjurin e tij të majtë, para se edhe të fillojë punën si analist për Botërorin e Rusisë.
Maratona thuhet të jetë duke u trajtuar nga i njëjti doktor që i operoi gjurin 17 vite më parë, German Ochoa. “Ne po bëjmë vlerësime dhe imazhe të nevojshme diagnostikuese, rezonancë dhe analiza laboratorike”, ka thënë doktor Ochoa për gjendjen e Maradonës.
57-vjeçari raportohet se ka muaj që ndjen dhimbje në gjunjë.
Mediat lokale raportojnë se Maradona mund të mbahet në spital për gjashtë deri tetë ditë derisa testet të kryhen.