“Maradona u keqkuptua, do t’i japë sqarime Messit për deklaratën”

“Maradona do ta telefonojë Messin për t’i shpjeguar atë, që ai donte të thoshte. Diego është i trishtuar, i vjen shumë keq për atë që tha Kempes, sepse e ka mbështetur gjithmonë ekipin kombëtar”. Kështu është shprehur Matias Morla, përfaqësuesi ligjor i Maradonës në një intervistë me “Amerika 24”. Ai konfirmoi se në ditët e ardhshme, “Pibe de Oro” do ta kontaktojë lojtarin e Barcelonës për të sqaruar deklaratat e bëra prej tij ditët e fundit.
Maradona tha para dy ditësh: “Eshtë e kotë që ta marrim më në konsideratë si lider të Argjentinës një njeri, që shkon 20 herë në banjo para një loje. Messi është Messi, kur luan me Barcelonën, por nuk është më ai, kur luan me Argjentinën. Nëse do të isha trajneri i ri i Argjentinës, nuk do ta ftoja më atë“.
Nuk vonoi dhe këtij komenti të Maradonës për yllin e Barcelonës iu përgjigj me kritika Mario Kempes: “Çdo herë që ai flet, krijon një problem”. Por, avokati i “Dorës së Zotit”, Morla, shpjegon qëllimin e deklaratës së klientit të tij: “Ai e kishte fjalën për të mos e ngarkuar me shumë përgjegjësi Messin, i cili për Maradonën nuk është fajtori i dështimit aktual”.

Exit mobile version