Marash Logu: Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi qëndrimet e PD, 25 prilli është masakër zgjedhore

Në edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, me gazetaren Eneida Ndoci, Marash Logu, përfaqësues i Partisë Demokratike në Komisionin e Zgjedhjeve, tha se, raporti i OSBE-ODIHR, konfirmoi të gjitha qëndrimet e mbajtuara nga PD në lidhje me masakrën zgjedhore të ndodhur më 25 prill.

‘Gjetjet që ka pasur raporti final i OSBE-ODIHR kanë në fakt ngjashmëri edhe më deklaratën paraprake që është mbajtur nga misioni vëzhgues më 26 prill ku jepeshin vlerësimet e para për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo që mund të themi për ne si PD është se konstatohet në raportin final se të gjitha ato qëndrime që PD ka mbajtur publikisht apo ka reklamuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Kolegjin Zgjedhor janë tashmë konfirmuar në raportin e OSBE-ODIHR.

Kam parasysh këtu duke filluar nga shitblerja masive e votës që përmenden në mënyrë të përsëritur në raportin e OSBE-ODIHR, shkrirja e partisë me shtetin në një të vetëm dhe përdorimi i të gjitha fondeve dhe aseteve publie në shërbim të PS dhe të kandidatëve të saj që është një nga skandalet që tashmë është njohur edhe në opinionin ndërkombëtar si vjedhja e të dhënave personale nga serverat shtetërore dhe përdorimi i tyre i paligjshëm në favor të Partisë Socialiste.

Zgjedhje ku u ndaluan votuesit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ishin gjithashtu një tregues që PS ishte e angazhuar për të deformuar rezultatin e 25 prillit.

Por edhe ndryshimet në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë dhe që kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në të paktën 5 mandate, ku rezultati është shumë i ngushtë, që janë ndikuar nga fakti që nuk u lejuan koalicionet parazgjedhore që do kishte dhënë një rezultat krejt të ndryshëm.

Pra në një përmbledhje mund të themi që raporti i OSBE-ODIHR i ka gjetur të drejta ato qëndrime të mbajtura vazhdimisht për të konstatuar se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër e madhe elektorale e përmasave më të mëdha që nga viti 1990 ku u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste.

Por ka një lajm të keq. Pavarësisht se ne e dimë, institucionet nuk arrijnë t’i adresojnë problemet që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit.

As KAS, as Kolegji Zgjedhor nuk i adresoi këto probleme.

Por edhe SPAK ka probleme, pasi PD ka kallëzuar 50 krime elektorale dhe nuk ka asnjë hetim.’

Artikulli paraprakNxori të dhëna sekrete të utoriteteve gjermane, Gjykata e Apelit rrëzon ish-kreun e OFL
Artikulli tjetërBie propaganda e Veliajt, nuk plotësohet asnjë kusht për udhëtimin me urban, një gruaje i bie të fikët