“Maratonën e Tiranës” e organizuar nga Bashkia e Tiranës ishte një dështim. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, shkruan në një reagim në rrjetin social se, ky organizim i bashkisë, ashtu edhe siç do vit u bë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. Ajo shton se, qyteti u bllokua totalisht për më pak se 1000 vrapues duke paralizuar jetën në kryeqytetin shqiptar.
Zëdhënësja e PD, gjithashtu postoi dhe videon e disa pjesëmarrësve në maratonë, që sipas saj, vraponin për kauzën e mungesës së ujit të pijshëm.
Postimi i plotë i Ina Zhupës
“Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet! Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.
Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv. Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë”.