Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është futbollisti me mesatarën më të lartë të kilometrave të përshkruara në Serie A këtë sezon, duke u shndërruar kështu në “maratonomakun”, e elitës së futbollit italian.
Ramadani është titullar i padiskutuar te Leçe, duke u shndërruar në një lider të mesfushës, fale performancës së tij të jashtëzakonshme.
Shqiptari ka qenë “mushkria” e mesfushës së skuadrës së militon në Serinë A. Statistikat u publikuan nga faqja e njohur, “Transfermarkt”.
Ramadani ka një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari i Leçes la pas vetes futbollistët si Ferguson, Pesina, Kristante e Freuler./ Panoramasport