Marco Asensio hodhi poshtë sugjerimet se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ishte i padrejtë me të për lënien jashtë formacionit. Asensio e ka vendosur veten si një nga mesfushorët më premtues të Europës që nga bashkimi me Real Madridin nga Mallorca, në vitin 2014. Pas një përvoje mbresëlënëse huazimi me Espanyol, Asensio u bë i rregullt në skuadrën e Real Madridit gjatë sezonit të tij të parë, ndërsa këtë sezon jo dhe aq. 22-vjeçari ishte veçanërisht mbresëlënës në gjysmën e parë të sezonit aktual, teksa luajti si startues në 9 ndeshje të La Liga-s para Krishtlindjeve. Më pas, ai është shfaqur titullar më shumë në mënyrë sporadike. Dhe kur po flitej se trajneri Zidane ishte treguar pak i padrejtë me të, Asensio është i bindur se përgjegjësia për gjithçka është e tij. “Nuk është treguar i padrejtë trajneri me mua, tha Asensio për ‘El Larguero’. Për shkak të çështjeve, ai zgjodhi të tjerët. Ishte faji dhe përgjegjësia ime, kur mbeta jashtë formacionit. Dinamika e ekipit nuk ishte aq e mirë dhe nuk kisha kaq shumë minuta. Doja të bëja gjithçka në 10 minutat që kisha, por në ato momente duhet të jesh i fortë mendërisht. Tani, trajneri po më jep besim. Mendoj se në sulm dhe në mbrojtje jemi më kompaktë, por duhet të vazhdojmë kështu dhe ta mbajmë këtë ritëm”.