Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam, i cili ka marrë peng anijen “Çelepia 2” dhe ekuipazhin e saj me dy shqiptarë, Luan Memen dhe Dhimitër Malajn, ka komunikuar rregullisht me punëdhënësin e tij, Florian Çelepia. Në komunikimin e parë, ai i ka kërkuar 70 mijë euro, në rast të kundërt do të mbyste anijen sëbashku me dy marinarët.
Por, një ditë më pas marinari egjiptian në një komunikim tjetër ka pohuar se anijen e ka shitur për 100 mijë euro disa personave për të transportuar klandestinë. Ndërsa dy marinarët shqiptarë, njëri prej të cilëve u shfaq lidhur këmbë e duar me zhinxhirë e litarë, do të ktheheshin në Shqipëri. Këto kontakte pronari i anijes, Florian Çelepia, thotë se i ka patur deri dy ditë më parë me marinarin egjiptian, i cili ishte i punësuar nga ana e tyre tetë muaj më parë.
Të gjitha sms ashtu sikurse edhe edhe numri i cel të marinarit egjiptian i janë vënë në dispozicion Prokurorisë dhe policisë, por deri më tani ende nuk është bërë i mundur lokalizimi i vendodhjes së anijes.
Çelepia u largua nga Porti i Durrësit më dt. 18, katër ditë më vonë autoritetet portuale e shpallën të zhdukur. Prej asaj dite asgjë nuk dihet mbi fatin e Memës dhe të Malajt, ndërkohë që familjarët e tyre vazhdojnë të qëndrojnë dyerve të policisë, duke kërkuar ndihmë.
Luan Mema dhe Dhimitër Malajn, ka komunikuar rregullisht me punëdhenësin e tij, Florian Çelepia. Në komunikimin e parë ai i ka kërkuar 70 mijë euro, në rast të kundërt do të mbyste anijen sëbashku me dy marinarët. Këto kontakte pronari i anijes, Florian Çelepia, thotë se i ka patur deri dy ditë më parë me marinarin egjiptian, i cili ishte i punësuar nga ana e tyre tetë muaj më parë.
Të gjitha sms ashtu sikurse edhe numri i cel të marinarit egjiptian i janë vënë në dispozicion Prokurorisë dhe policisë, por deri më tani ende nuk është bërë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së anijes.
Çelepia u largua nga Porti i Durrësit më dt. 18, katër ditë më vonë autoritetet portuale e shpallën të zhdukur. Prej asaj dite asgjë nuk dihet mbi fatin e Memës dhe të Malajt, ndërkohë që familjarët e tyre vazhdojnë të qëndrojnë dyerve të policisë, duke kërkuar ndihmë.