Marine le Pen akuzohet për plagjaturë

Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Francës, Marine le Pen, shkaktoi dje sensacion në mediat sociale, e akuzuar për plagjaturë.
Shkak u bë një fjalim i saj dy ditë më parë, para përkrahësve të saj, pjesë të të cilit ishin marrë nga një fjalim i rivalit konservator të zonjës Le Pen, Francois Fillon.
Ndihmësit e zonjës Le Pen e justifikuan këtë veprim, si një përpjekje të saj për të tërhequr votuesit e zotit Fillon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës që mbahen të dielën.
Më 7 maj Marine le Pen është në garë me Emmanuel Macron, cili e mundi atë me një diferencë të vogël votash në raundin e parë të zgjedhjeve në prill.

Artikulli paraprakManchester United synon Fabregas
Artikulli tjetërTrump dhe Putin: T’i japim fund luftës në Siri