Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës, Marinela Ziu, ka shpërndarë një mesazh të fortë kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, duke kërkuar mbështetje për një politikë të re dhe të ndershme.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Ziu denoncon qartazi ata që kanë qenë pjesë e sistemit të vjetër dhe që, sipas saj, kanë ndihmuar në mbrojtjen e të korruptuarve dhe në mbylljen e listave për të shmangur drejtësinë.
“Asnjë votë për ata që amnistuan të korruptuarit. Asnjë votë për ata që mbyllën listat për t’ju fshehur drejtësisë”, shkruan Ziu.
Ajo thekson rëndësinë e listave të hapura dhe i bën thirrje qytetarëve të votojnë për ata që janë produkt i vullnetit të popullit, që mbështesin SPAK-un dhe që janë kundër korrupsionit.
“Voto për rotacion, jo riciklim. Shqipëria meriton më shumë!” – është thirrja përmbyllëse e saj.
Postim i plotë nga Marinela Ziu në rrjetet sociale:
❌ Asnjë votë për të korruptuarit
❌ Asnjë votë për ata që amnistuan të korruptuarit
❌ Asnjë votë për ata që mbyllën listat për t’ju fshehur drejtësisë
❌ Asnjë votë për ata që janë kundër pandërshkueshmërisë
✅ Voto për ata që janë pro SPAK
✅ Voto për ata që janë kundër korrupsionit
✅ Voto për ata që janë produkt i vullnetit tuaj në lista të hapura
✅ Voto për rotacion, jo riciklim
Shqipëria meriton më shumë
️ Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
️ Voto Marinela Ziu