Marinela Ziu, kandidate e KEA në Qarkun Korçë: Përshëndes SPAK dhe BKH në hetimin e krimeve zgjedhore në Qarkun Korçë

Përshëndes fillimin e punës së përfaqësuesve të SPAK dhe BKH në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK “Mbi komunikimin e ndërsjelltë efikas dhe bashkëpunimin reciprok lidhur me hetimet mbi vepra penale gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë 2025”

Fenomeni i blerjes së votës kërkon reagim të shpejtë, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo veprimi që cenon integritetin e votës së lirë dhe tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve.

Prania e SPAK dhe BKH është një garanci thelbësore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sidomos në një qark shumë problematik si ai i Korçës, ku përdorimi i punonjësve dhe pozicioneve të punës në administratë, intimidimi i bizneseve dhe veçanërisht blerja e votës me lekë, ka ricikluar një grusht njerëzish majtas dhe djathtas, që kanë kapur për fyti këtë qark.

Korça meriton më shumë

️Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
️Voto Marinela Ziu

Artikulli paraprakTaulanda Jupi: Shqipëria me dinjitet fillon me respektin për pensionistët
Artikulli tjetërE persekutuara rrëfen kalvarin e vuajtjeve gjatë regjimit komunist dhe zhgënjimin pas rënies së tij, Basha: Jeni pasqyra e shpirtit të Kombit, është privilegj i Koalicionit Euroatlantik të luftojë për shlyerjen e borxhit moral dhe material që kemi ndaj jush