Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Korçë, Marinela Ziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke prekur një nga plagët më të mëdha të qytetarëve të juglindjes së vendit: çmimet e larta të ushqimeve dhe karburanteve në Shqipëri. Ajo shprehet se shumë familje nga Korça janë të detyruara të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut apo Greqisë për të bërë blerje më të lira.
“Për të gjithë qytetarët e Qarkut Korçë, kjo rrugë është shumë e njohur sepse janë të detyruar ta bëjnë të paktën një herë në muaj. Jo për turizëm, as për argëtim, por për kursim, sepse në vendet fqinje, çmimet janë më të ulëta dhe çmimi i karburantit të paktën 400 lekë më pak,” shkruan Ziu.
Ajo thekson se kjo situatë tregon qartë dështimin e politikave ekonomike dhe mungesën e një vizioni të qëndrueshëm për mirëqenie. Në këtë kuadër, Ziu prezanton edhe një nga pikat kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik: heqjen e taksës mbi karburantin të njohur si “taksa Rama”, e cila sipas saj rëndon rëndë mbi qytetarët dhe bizneset.
“Ne do të heqim ‘taksën Rama’ prej 240 lekësh të vjetra për litër karburant, duke ulur koston e jetesës dhe kostot e prodhimit e transportit,” thekson kandidatja, duke shtuar se synimi është ulja me 50% e varfërisë deri në fund të mandatit të parë.
Postimi mbyllet me një thirrje të drejtpërdrejtë për votë dhe besim: “Ju meritoni më shumë, Shqipëria meriton më shumë.”
Postimi i plotë:
“Për të gjithë qytetarët e Qarkut Korçë, kjo rrugë është shumë e njohur sepse janë të detyruar ta bëjnë të paktën një herë në muaj. Jo për turizëm, as për argëtim, por për kursim, sepse në vendet fqinje, Maqedoninë e Veriut apo Greqi, çmimet e ushqimeve janë më të ulëta dhe çmimi i karburantit të paktën 400 lekë më pak — të mos flasim për cilësinë dhe kontrollin ndaj sigurisë së ushqimeve dhe karburanteve.”
“Thelbi i programit tonë është mirëqeverisja dhe lufta e pamëshirshme kundër korrupsionit, liria e tregut dhe taksat e ulëta, nëpërmjet të cilave synojmë uljen me 50% të varfërisë në fund të mandatit tonë të parë.”
“Ne do të heqim ‘taksën Rama’ prej 240 lekësh të vjetra/litër, pjesë e çmimit të karburanteve, si një barrë të rëndë në kurrizin e qytetarëve, duke ulur koston e jetesës, por edhe një barrë të rëndë në kurrizin e bizneseve, duke ulur kostot e prodhimit dhe transportit, e cila do të shoqërohet me më shumë mirëqenie për ju dhe familjet tuaja, sepse:”
Ju meritoni më shumë,
Shqipëria meriton më shumë.
#Voto_4 ✅
#KoalicioninEuroatlantik
#MarinelaZiu️