Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Korçë, Marinela Ziu, ka shpërndarë një mesazh të fortë kundër korrupsionit, duke e cilësuar qeverisjen e 12 viteve të fundit si një “batak të pashembullt” të mafies politike.
Ziu thekson se qytetarët janë lodhur nga drejtësia e pabarabartë, kontratat e dyshimta dhe pasuria publike që përfundon në xhepat e pak individëve. Ajo shpalos një platformë konkrete për goditjen e korrupsionit dhe rikuperimin e aseteve të vjedhura:
Masat kryesore të propozuara:
Heqja e imunitetit të deputetëve për të lejuar SPAK të veprojë lirisht.
Veting për politikanët, si modeli i drejtësisë.
Transformimi i KLSH-së në Gjykatë Auditi me kompetenca të reja.
Ristrukturim i Inspektorateve dhe krijimi i një institucioni të vetëm funksional.
Aplikim i ligjit antimafia ndaj kontratave PPP dhe investimeve strategjike.
Për pasuritë publike të abuzuara:
Anulim i çdo kontrate korruptive.
Përjashtim 20-vjeçar nga tenderët për kompanitë e përfshira.
Sekuestrim dhe konfiskim pasurie për zyrtarët e korruptuar.
Krijimi i një Njësie të Rikuperimit të Pasurive për ndjekjen e fondeve të vjedhura.
Ziu përfundon me një thirrje të qartë:
“Koha për ndryshim është tani! Mos e lini Shqipërinë në duart e atyre që për 34 vite sunduan për veten. Bashkohuni me Koalicionin Euroatlantik dhe sillni ndryshimin që vendi meriton.”
Postimi i plotë:
Koha për t’i dhënë fund korrupsionit!
Për 12 vite me radhë, qeverisja socialiste ka zhytur vendin në një batak korrupsioni të pashembullt, duke e çuar në nivele alarmante, siç e dëshmojnë pa mëdyshje të gjithë raportet ndërkombëtare.
Vendi është kapur nga mafia politike!
Korrupsioni është bërë ligj!
SPAK mbushet çdo ditë me ministra, kryebashkiakë dhe ish-kryeministra HAJDUTË!
Ndërkohë që Shqipëria varfërohet dhe të rinjtë largohen, një grusht politikanësh vazhdojnë të sundojnë për 34 vite.
Por ne e dimë: shqiptarët janë histori suksesi kudo në botë – përveçse në Shqipëri!
Ky realitet nuk mund dhe nuk do të vazhdojë më kështu!
Koalicioni Euroatlantik është i vendosur për të ndërtuar një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar. Ne besojmë në një qeverisje që u shërben qytetarëve, jo oligarkëve!
Masat tona kundër korrupsionit:
✅ Heqja e imunitetit të deputetëve për të lejuar SPAK të hetojë pa pengesa.
✅ Veting për politikanët sipas modelit të drejtësisë.
✅ Transformimi i KLSH-së në Gjykatë Auditi, me anëtarë të votuar me 2/3 nga Parlamenti dhe vendime të detyrueshme për zbatim.
✅ Reformimi i Inspektorateve, duke krijuar një të vetëm me fokus te siguria ushqimore, shëndetësore dhe teknike.
✅ Aplikimi i ligjit antimafia për verifikimin e kontratave të koncesionit, të Partneritetit Publik Privat (PPP-ve) dhe të investimeve strategjike.
Çlirimi i ekonomisë dhe rikuperimi i pasurisë publike:
Verifikim i kontratave koncesionare dhe PPP-ve—çdo kontratë korruptive do të anulohet!
⛔ Ndëshkim për kompanitë e përfshira në afera—20 vite përjashtim nga tenderët publikë.
⚖ Sekuestrim dhe konfiskim të pasurive të çdo zyrtari apo biznesi të përfshirë në korrupsion.
Njësia e Rikuperimit të Pasurive do të ndjekë miliarda euro të vjedhura, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Koha për ndryshim është tani!
Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për ta, jo për xhepat e një pakice. Koalicioni Euroatlantik është i gatshëm të sjellë këtë ndryshim.
Bashkohu me ne për një Shqipëri të pastër, të ndershme dhe të drejtë!
✅ Voto4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto️ Marinela Ziu