Korçë, Marinela Ziu: “Rrugicat e qytetit pa zë, rinia është larguar. Më 11 maj voto për të rikthyer shpresën!”

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës, Marinela Ziu, ka përshkruar me shqetësim realitetin e zymtë që, sipas saj, ka mbërthyer qytetin juglindor. Gjatë një turi takimesh derë më derë, ajo ka denoncuar boshatisjen e qytetit, mungesën e zërave të fëmijëve dhe ikjen masive të të rinjve.

Ziu nënvizon se më 11 maj qytetarët kanë mundësinë për të kthyer jetën dhe dinjitetin në qytet përmes votës për Koalicionin Euroatlantik dhe alternativës që ajo përfaqëson.

Postimi i plotë i Marinela Ziu:

Gjatë takimeve derë më derë në rrugicat më të dashura e karakteristike të Korçës, ndiej peshën e heshtjes që ka pllakosur mbi qytetin tonë. Shtëpi të braktisura, dritare të mbyllura dhe rrugë pa zë – kjo është e vetmja pamje që të del përpara.

Qytetarët janë larguar me shpresën për një jetë më të mirë, e më dhimbshëm është fakti se shumica janë të rinj, shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi.

Në rrugicat ku dikur dëgjohej zëri i fëmijëve, sot mbretëron qetësia. Të moshuarit që takoj më flasin me lot në sy për një jetë në kufijtë e mbijetesës.

Më 11 maj, është koha për #ndryshim

✅ Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto ️ Marinela Ziu

Artikulli paraprakHapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi
Artikulli tjetërGerard Komini me mesazh të fortë nga Fieri: ‘12 vite llafe, asnjë trotuar!’ Nota 4 për qeverisjen, Vota 4 për ndryshimin