Marinela Ziu| Përgjigje për deputetë shëtitës të listave të mbyllura që ju shesin dëngla korçarëve me pasaporta europiane

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu, ka reaguar ashpër ndaj propagandës së qeverisë për pasaporta europiane, ndërsa vendi po përjeton shpopullimin më të madh në historinë e tij. “Pasi kanë dëbuar mbi 700 mijë shqiptarë për shkak të varfërisë dhe korrupsionit… vazhdojnë të shesin ‘dëngla’ me pasaporta europiane, të cilat as vetë europianët nuk i kanë,” shkruan Ziu.
Ajo thekson se Qarku Korçë është shembull i kësaj tragjedie demografike, ku humbja e dy mandateve tregon zhdukjen e zërit qytetar. “Produktet e listave të mbyllura… do vijojnë t’ju shesin ‘dëngla’ si deputetë shëtitës,” shton ajo, duke i bërë thirrje qytetarëve: “Ju meritoni deputetë që vijnë nga ju, që nuk ju përbuzin nga lart, por ju përfaqësojnë me dinjitet.”

Postimi i plotë:

Pasi kanë dëbuar mbi 700 mijë shqiptarë për shkak të varfërisë dhe korrupsionit që ka arritur nivelet më të frikshme në histori, “harrojnë” që vizat i hoqi Lulzim Basha dhe, me arrogancën që i karakterizon, vazhdojnë të shesin “dëngla” me pasaporta europiane, të cilat as vetë europianët nuk i kanë… duke e çuar më tej agjendën e shpopullimit të vendit.
Qarku Korçë është shembull i këtij shpopullimi, reflektimi i të cilit shihet në heqjen e 2 mandateve nga ky qark, por sërisht, produktet e listave të mbyllura të kryetarit, pa asnjë peshë politike dhe pa guxim për të dalë në listë të hapur, do vijojnë t’ju shesin “dëngla” si deputetë shëtitës 4 vitet e ardhshme.
Ju meritoni më shumë… Ju meritoni deputetë që vijnë nga ju, që t’ju përfaqësojnë ju, që nuk i nënshtrohen askujt dhe nuk ju shesin “dëngla” nga lart, duke përbuzur realitetin tuaj, të krijuar nga vetë ata.
Korça meriton më shumë!
Artikulli paraprakBasha: Paratë e shqiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës, e do t’i kthejmë në shërbime për shqiptarët
Artikulli tjetërEljan Kasa: “STOP KORRUPSIONIT – ai po na vret!