Marinela Ziu: Programi i Koalicionit Euroatlantik ul varfërinë dhe çliron biznesin nga barra fiskale

Kandidatja për deputete në Qarkun e Korçës, Marinela Ziu, ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset e Pogradecit, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe prezantuar pikat kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik. Në fokus të bisedave kanë qenë papunësia, varfëria dhe shpopullimi, që sipas Ziu-t, janë pasoja të keqqeverisjes dhe mungesës së një politike ekonomike në funksion të qytetarëve.

Ziu premtoi se Koalicioni Euroatlantik synon të ulë varfërinë me 50%, ndërkohë që parashikon një sërë reformash për të lehtësuar biznesin dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik.

Ndër masat kryesore për biznesin, ajo përmendi:

Vendosjen e taksës së sheshtë 9% për të gjithë tatimpaguesit, krahasuar me 13–23% që aplikohet aktualisht;

Tatimi mbi të ardhurat dhe mbi biznesin do të jetë gjithashtu 9%, në vend të normës aktuale prej 15%;

Heqja e të gjitha taksave për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë;

Ulje e detyrimeve ndaj pushtetit vendor në vetëm 1% të xhiros vjetore për bizneset e vogla.

Ziu gjithashtu prezantoi planin për krijimin e një Inspektorati të vetëm Kombëtar, që do të kufizojë inspektimet fizike në 6 në vit dhe vetëm për 10% të bizneseve, duke minimizuar ndërhyrjet abuzive dhe gjobat arbitrare.

Postimi i plotë:

Sot, takime me qytetarë dhe biznese në qytetin e Pogradecit, të cilët përballen çdo ditë me papunësi, varfëri dhe shpopullim masiv.

Me Programin e Koalicionit Euroatlantik, ne synojmë uljen e varfërisë me 50% brenda mandatit tonë të parë.

Për të çliruar biznesin nga barra e rëndë fiskale, synojmë:

Vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, ndërkohë që në qeverisjen socialiste ajo varion nga 13% deri në 23%, duke siguruar një sistem të thjeshtë, transparent dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit;

Vendosjen e tatimit mbi të ardhurat në masën 9%, nga 15% që është aktualisht, duke ulur barrën fiskale për qytetarët dhe duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare;

Vendosjen e tatimit mbi biznesin në masën 9%, nga 15% që është aktualisht, për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja dhe vendase;

Heqjen e të gjitha taksave për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë, duke lehtësuar hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja;

Uljen e detyrimeve që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit vendor, në një vlerë jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore, duke reduktuar ngarkesën financiare për ta.

Për t’i dhënë frymëmarrje dhe për ta çliruar biznesin nga gjobat, do të krijojmë vetëm një Inspektorat Kombëtar, me fokus në sigurinë ushqimore, shëndetësore dhe teknike. Inspektimet fizike do të jenë vetëm 6 herë në vit dhe nuk do të përfshijnë më shumë se 10% të bizneseve.

Ju meritoni më shumë,

Pogradeci meriton më shumë.

✅ Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik

✅ Voto ️ Marinela Ziu

Artikulli paraprakKoalicioni Euroatlantik përmbyll fushatën: Shqipëria ka një shans të vërtetë për ndryshim
Artikulli tjetërReagim i kandidates së Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu: Në Korçë, votën nuk e hipotekon dot paaftësia me “tituj” të përkohshëm pushteti!