Marinela Ziu, kandidate për deputete nga Koalicioni Euroatlantik në qarkun e Korçës, ka shpërndarë një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për qytetarët, duke i ftuar ata që më 11 maj të votojnë për ndryshim dhe drejtësi.
Ziu thekson se vota për numrin 4 në fletën e votimit është një votë kundër korrupsionit dhe varfërisë, një votë për forcimin e institucioneve të drejtësisë, me në krye SPAK-un, dhe një votë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Korça meriton më shumë,” – shkruan Ziu, duke i bërë thirrje qytetarëve të Korçës të mos pranojnë status quo-në, por të mbështesin një alternativë që garanton zhvillim, ndershmëri dhe drejtësi.
Postim i plotë:
“Korça meriton më shumë
Voto 4
Një votë kundër korrupsionit
Një votë kundër varfërisë
Një votë për drejtësinë
Një votë për fuqizimin e SPAK-ut
Voto Koalicionin Euroatlantik
Voto Marinela Ziu”
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#KorçaMeritonMëShumë
#NdryshimMeVotë
#DrejtësiPërShqipërinë