Marjana Kondi: Asnjë centimetër i tokës së Teatrit të mos preket

Artistja e njohur Marjana Kondi ka dhënë mendimin e saj publikisht në lidhje me çështjen e teatrit. Ajo është shprehur se ajo është pro për një teatër të ri dhe se nuk pushtohet nga nostalgjia.
Kondi thekson se do që të ndërtohet teatri i ri por pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues.
” Dhe këtë se kërkoj për vete por për gjeneratat qe do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Jam e dëshiruar të luaj në një skenë të tillë. Një skenë e cila i përgjigjet më së miri nivelit artistik të kolegëve të mi.
Një teatër i cili lejon të prehen të qetë shpirtrat e emrave të mëdhenj që kanë dhënë aq shumë për artin shqiptar. Unë si person nuk pushtohem nga nostalgjia. Më pëlqen e reja, modernia, e ardhmja… Ndaj mbështes cdo iniciativë që kërkon ti jap kombit,qytetit,publikut,aktorve,regjisorëve një teatër qe kemi dashur,por pa gjymtuar shtratin e sotshem te teatrit.”. shprehet Kondi.
Artisja thekson më tej se e cilëson të pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit.
Reagimi i plotë i Marjana Kondit:
E kuqja e teatrit, një ngjyrë, gjendje shpirtërore dhe një kujtim…
Kujtimet mbeten. Impresionin e parë si aktore ajo sallë ma transmetoi nëpërmjet të kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife.

Nuk shihja për herë të parë teatër të këtij stili,por ndjesia ishte e tillë. Atyre viteve unë isha nismëtare e një kauze për mbrojtjen e “Estradës së Shtetit” së bashku me kolegë të mi. Sot nuk dua që historia të përsëritet, por si artiste e skenës nuk mund të jem indiferente ndaj kauzës së prishjes dhe rindërtimit të “Teatrit Kombëtar” dhe zgjedh të jem faktor në krah të kolegëve.
Gjithmonë realiste, në mbrojtje të artit dhe institucioneve kulturore. Perdja e kuqe e “Teatrit Kombëtar” e cila më impresionoi aq shumë, nuk arriti të më zërë sytë dhe la zbuluar teatrin përpara meje. Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shteterore.
E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët.
Dhe këtë se kërkoj për vete por për gjeneratat qe do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Jam e dëshiruar të luaj në një skenë të tillë. Një skenë e cila i përgjigjet më së miri nivelit artistik të kolegëve të mi.
Një teatër i cili lejon të prehen të qetë shpirtrat e emrave të mëdhenj që kanë dhënë aq shumë për artin shqiptar. Unë si person nuk pushtohem nga nostalgjia. Më pëlqen e reja, modernia, e ardhmja… Ndaj mbështes cdo iniciativë që kërkon ti jap kombit,qytetit,publikut,aktorve,regjisorëve një teatër qe kemi dashur,por pa gjymtuar shtratin e sotshem te teatrit.
E cilësoj, pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit. Thyhem kur flitet për teatrin sepse i kam një teater e shpirt. Ne duhet të shtrëngojmë në zemër të kaluarën dhe të drejtojmë shikimin nga e ardhmja. Me shpresën që të bëhet më e mira për të gjithë ne.

Ylli i Kombëtares serbe: Nuk e këndoj himin e Serbisë

Sulmuesi i kombëtares serbe, Adem Ljajiç, është vënë nën sulmin e mediave serbe.
Shkak për këtë është bërë moskëndimi i himnit kombëtar të titulluar ‘Drejtësia e Zotit’ gjatë përpara fillimit të ndeshjes së parë të botërorit mes Serbisë dhe Kosta Rikës.
Shumë ultra-nacionalistë dhe politikanë serbë, pa përmendur këtu mediat dhe tifozët e kanë ‘kryqëzuar’ lojtarin për këtë gjest edhe pse kjo nuk është hera e parë. Kjo nuk është hera që Ljajic bëhet objekt polemikash në mediat serbe.
Edhe në Evropianin e vitit 2012, sulmuesi i lindur në Bosnjë-Hercegocinë refuzoi të këndonte himbin e Serbisë.
Asokohe, trajneri Mihajloviç e pezulloi lojtarin nga ekipi për këtë arsye, duke qenë se kishte vendosur një kod etike për lojtarët e kombëtares, një nga rregullat e të cilit ishte këndimi i himnit.
Ljajic, me prejardhje nga një familje myslimane boshnjake kishte deklaruar se e donte Serbinë dhe se do jepte makimumin për kombëtaren, por nuk e këndonte himnin për arsye personale. Eshtë e qartë se Ljaiç nuk mund të këndojë himin serb për shkak të masakrave që serbët kanë kryer ndaj popullsisë myslimane në Bosnje. Ndonëse këtë ai nuk mund ta thotë për të mos politizuar situatën, kjo është qartësisht e kuptueshme. Qëndrimi i lojtarit ëhstë dinjitoz, ndonëse pyetja shtrohet se përse pranoi të luajë për një vend që ka masakruar popullin e vet.

Hej Trump kemi një trap këtu që kërkonKomisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos zhvilloi një takim me ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor për krizën e emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore.
Dimitris Avramopoulos u shpreh se kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugëkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
“Ne nuk u mblodhëm që të diskutojmë një situatë krize. Nuk jemi aspak në situatën ku ndodheshim 3 vjet më parë. Por megjithatë ne kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugëkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Edhe pse numrat nuk janë ende alarmante, qëllimi ynë sot ishte që të përforcojmë bashkëpunimin dhe përpjekjet tona për të evituar në mënyrë kolektive që situata të përkeqësohet”, – tha Avramopoulos.
A është diskutuar plani i ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri. Komisioneri Avramopoulos e ka mohuar diskutimin e kësaj çështjeje në Bruksel, por nuk e ka përjashtuar për një moment të dytë.
“Ne nuk e kemi diskutuar një iniciativë të tillë në Bruksel as me Shqipërinë dhe as me vend tjetër. Nëse kjo çështje do të paraqitet një ditë, ne do t’a shqyrtojmë”, – theksoi ai.
Komisioneri Avramopoulos ka pranuar që ideja ekziston por nuk bëhet fjalë ende për një propozim konkret.
“A dini një vend që ka shprehur gatishmërinë që të ndërtojë një kamp të tillë dhe nëse dini një të tillë ju lutem cilësojeni? Nëse propozimi arrin, ne do ta diskutojmë. Nuk kemi rrëzuar asnjë propozim, por as nuk jemi në favor të një opsioni të tillë. Pra, ideja ekziston, por nuk përbën ende një propozim konkret deri tani”, – u shpreh Avramopulos.
Sipas komisionerit Avramopolos, vendet e Ballkanit janë angazhuar për të monitoruar më mirë situatën e kufijve dhe për të shkëmbyer informacion rregullisht me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Vendet pritëse të përforcojnë masa operacionale për të adresuar emigracionin e paligjshëm si një shqetësim jo vetëm kombëtar edhe për shtete anëtare të BE-së

Artikulli paraprakYlli i Kombëtares serbe: Nuk e këndoj himnin e Serbisë
Artikulli tjetërAustria e thotë troç: Plani i BE për kampet e refugjatëve në Shqipëri, si do të veprojmë