Mark Marku-socialistëve: Nesër Rama ka për të bërë ligj për ndalimin e lehjes së qenve, ju do ta votoni…

Senaca dëgjimore me përfaqësues nga Fakulteti i Gazetarisë, në Komisionin Parlamentar të Medias, për projektligjet e Qeverisë që njihen me emrin “paketa antishpifje” është zhvilluar me tensione.

Pedagogu Mark Marku u shpreh se me këtë ligj jemi si në diktaturë, egziston një shqetësim që bëhet me lirinë e fjalës por ky është një shqetësim që duhet vetërregulluar.

“A kemi ne objektiva për të shkuar në Euoropë, me këtë ligj nuk shkojmë në Europë. Kryeministri gjithmonë ka tentuar të shtypë median. Meqënëse propagnada e vet i ka dështuar sepse ka bërë 6 vjet propagandë të dështuar, kjo propagandë funksionon vetëm në sisteme diktatoriale, vetëm një zë i lirë e shkatërron të gjithë propagandën dhe ky ligj këtë synon të shtypë edhe zërin e lirë që ka mbetur.

Tani qeveria po synon të cënojë hapësiën e mediave të reja përmes kërcënimit, arroganca që përforcohet kundër kundërshtatrit mund të kthehet edhe kundër atyrë që sot mbështesin kryeministrin. Ky ligj është për të promovuar markën Rama dhe nëse nuk e promovojmë atëherë ai kërcënon se do të na fusi në burg.  Ky ligj është kërcënim për lirinë e medias, bëj thirrje për të bojkutuar këtë ligj”, tha Marku.

“Nesër Rama ka për të bërë ligj për ndalimin e lehjes së qenve. Ky ligj është hartuar nga injorantë në fushën e medias. Turp të kenë pasi kërkohet të shtypet liria e medias. Çdo deputet që e voton merr pjesë në krim. E keni bërë Kuvendin si furgon”, tha Marku.

Profesori i shkencave të komunikimit Mark Marku e ka cilësuar ligjin e propozuar nga qeveria si një turp.

“Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat”, u shpreh Marku.

Si duket fjala e profesor Markut, nuk i ka pëlqyer ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila komunikonte me anëtaret e komisionit, teksa Mark Marku fliste kundër ligjit.

Marku ka kërkuar vemendjen e znj. Kumbaro, e cila më pas u largua nga mbledhja e komisionit në shenje revolte.

Screenshot 1 7

Artikulli paraprakTë gjithë kundër, por Rama voton ligjin kriminal të censurës dhe dënimit të gazetarëve
Artikulli tjetërKur komunistët hynë në Shkodër: Flamujt jugosllavë valaviteshin në çdo rrugë, jehonte kënga “Ide druzhe Tito preko Albanie”