Holanda zgjedh sot kryeministrin e ri. Kjo do të jetë hera e parë pas 13 viteve qeverisje të Mark Rutte që ata do të zgjedhin kryeministrin e ri. Katër parti, nga e majta në të djathtë, do të luftojnë për sa më shumë mandate në parlament.
Nga shtëpia e Anne Frank në Amsterdam deri në ishujt e Karaibeve holandeze, më shumë se 13 milionë votues do të votojnë në zgjedhje, që mund ta vendosë vendin në një rrugë tjetër pas katër qeverive të njëpasnjëshme të Mark Rutte.
Me sondazhet e fundit që tregojnë një rritje të mbështetjes për Partinë e Lirisë (PVV) të ekstremit të djathtë të Geert Wilders, ditët e fundit të fushatës janë shënuar nga debati mbi “votimin taktik” dhe marrëveshjet e mundshme të koalicionit. Cilido qoftë rezultati i votimit, këto zgjedhje, siç shkruan Guardian, do të ndryshojnë peizazhin politik holandez dhe opinioni atje shpreson se çështjet urgjente si strehimi, imigracioni, kriza klimatike dhe të ngjashme do të zgjidhen.
Në bazë të hulumtimit duket se në parlament nuk do të ketë më asnjë parti të madhe, pra asnjë nga partitë nuk do të ketë një shumicë të madhe në parlament. Tom Louëerse, profesor në Institutin e Shkencave Politike të Universitetit Leiden, i cili drejton faqen e mesatareve të sondazheve, tha se fakti që ishte një luftë e ngushtë midis katër partive nënkupton se si një koalicion i krahut të djathtë ashtu edhe një koalicion i qendrës së majtë me Timmermans, ishin të mundshme.