Pedagogu Mark Marku është tensionuar teksa ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion”. Teksa po diskutohej për ligjin e medias që pritet të votohet sot, Marku tha se kryeministri Edi Rama do të kapë këtë pjesë të medias për të vendosur censurë dhe të gjitha mediat të bëhet ERTV.
Mirëpo, gjatë fjalës së ndërhyri edhe deputeti socialist Musa Ulqini, i cili tha se Marku nuk po fliste mirë dhe nuk do donte që në diplomën e djalit të tij të ishte firma e pedagogut Marku.
Debati:
Mark Marku: Musa të dëgjova 20 minuta…më duket sikur po dëgjon Radio Tiranën para nja 50 vjetëve…emisioni i lajmeve…partia po bën këtë po bën atë…
Musa Ulqini: Ke ardhur në komision dhe ke përdorur terma dhe unë të kam thënë një gjë …
Mark Marku: Se nuk kam ndërmend të kem frikë nga ju
Musa Ulqini: Respekto…je profesor ….në po shpreh vullnetin e atyre që më kanë votuar
Mark Marku: S’jam profesor
Musa Ulqini: Unë jam njeri i votuar Marku …Ty nuk e di kush të ka votuar dhe flas në emër të atyre që më kanë votuar. Në emër të atyre qytetarëve që i nxorët ju në mes të natës …ti me shokët e tu i nxore në mes të natës. Në emër të atyre flas… Di vetëm një gjë Marku ta garantoj që unë fëmijën tim nuk do desha kurrë që të kishte në diplomën e tij firmën tënde sepse nuk flitet siç flet ti nuk fyet siç fyen ti.
Mark Marku: Ti do shkollën e marksizëm-leninizëm… Do ta çosh të shkolla e partisë
Musa Ulqini: Fëmijët e mi janë të shkëlqyer
Mark Marku: O Musa të lutem mos më ndërhy
Musa Ulqini: Si mund të pohosh gjëra të tillë ti, nuk arrij ta kuptoj
Mark Marku: Po më lër more të flas tani…O Blend të lutem më lë të flas …po si do mbaroj po s’më latë të flas si do mbaroj
Blendi Fevziu: Mark thuaja atë që ke për të thënë
Mark Marku: Më lini pra të flas
Blendi Fevziu: Dakord po thuaje
Mark Marku: Po si të them kur më ndërhyn ai mua
Blendi Fevziu: Sepse ti merresh me politikë merru me atë që ke për të thënë
Mark Marku: Me këtë po merrem po s’të lë ai …a ka mundësi të më lini të flas apo ta lëmë këtë gjë
Blendi Fevziu: këtë po të them fol
Mark Marku: Tani më lini të flas
Blendi Fevziu: Këtë po të them fol
Mark Marku: Dhe mos më ndërprisni më se do ju shaj po më ndërhytë
Musa Ulqini: Na ke sha boll
Mark Marku: Dhe do të masakroj…do të hedh këtë shishen në kokë…boll. Boll se do ta mbyll gojën me forcë …Do ta mbyll gojën me forcë po them
Elira Kokona: Kjo është vepër penale (qesh)
Makr Marku: Mos ha mut më po të them… Kaq po ju them mos hani mut më mos ndërhyni kaq po them…