Te Komisioni i Medias teksa po diskutohej për paketën anti-shpifje, ka pasur një debat të ashpër mes Mark Markut dhe ish-ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.
Marku në fjalën e tij tha se nëse kjo paketë kalohet në Kuvend është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias, por ka patur një ndërhyrje nga Mirela Kumbaros, e cila u përplas në debat me Mark Markun.
Debati
Marku: Konceptualisht kjo procedure eshte jofuksionale pasi nuk permiresohet nje ligj qe cenon lirine e medias. Kushtetuta ia ndalon cdo organi ligjvenes qe te cenoje lirine e medias. Jeni futur ne nje procedure te nje ligji qe cenon lirine e medias.
Kjo qe ju po beni eshte krim ose bashkepunim ne krim. Une si prof ne fakultetin e gazetarise nuk mund te behem bashkepunetor ne krim. Ky ligj minimalisht duhet te stopohet. Nuk mendoj se si nje ligj mund te behet nga 12 deputete kur kane kunder cdo organizate per lirine e medias.
Cenoni rende lirine e medias, nuk e di kush e ka bere kete ligj por ai qe e ka bere eshte injorant nga media. Nuk quhet media e shtypur por shtyp i shkruar, ai qe e ka bere do ta shtype median. Mos beni ligje kot, sepse ne do e vazhdojme rezistencen tone dhe ky do jete ligj vetem ne letra Nese e beni
(Ndërhyrje nga Mirela Kumbaro)
Mark Marku: Trego pak edukatë se je dhe pedagoge.
Mirela Kumbaro: Të lutem zoti Marku trego etikë.
Mark Marku: Oj gocë, s’kam ardhur në furgon… Po deshe dëgjo, po deshe ik!
Mirela Kumbaro: Qetësohu zoti Marku…
Mark Marku: Më duket vetja sikur jam në furgon, ne flasim ju bëni muhabet. E keni bërë parlamentin si furgon dhe doni të na bëni ne ju…
Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën…
Mark Marku: Për turp…
Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën…
Mark Marku: Mos më bërtit mua…
Fatjona Dhimitri: Vazhdoni zoti Marku…
Mark Marku: Trego edukatë, edukatën e ke të detyruar.
Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën të lutem.
Mark Marku: Po fole, unë do ngrihem dhe do i bëj thirrje dhe kolegëve të mi të ikim…
Mirela Kumbaro: Mund të ikni, jeni të lirë ta bëni.
Fatjona Dhimitri: Mund të largoheni ju zonja Kumbaro s’ka përse të largohen të ftuarit.
Mark Marku: Po e bën këtë seancë sikur jemi në furgonin e linjës Tiranë-Vorë.
Mirela Kumbaro: Mungesë totale ektike. Ruaj etikën…
Mark Marku: Jeni punëtorë të një njeriu që do t’ju shkelë. Figurat e kryeministrit i përkthejmë ne ligje. Kap ça të kapësh dhe të bësh një ligj. Një metaforë dhe e bën ligj. Metafora e kazanit ktheht në ligj. Kjo është diktaturë.
(Kumbaro largohet nga mbledhja)