Marku: Luftë totale për mbrojtjen e demokracisë

Pjese nga biseda

Fevziu: Çfarë domethënë, mosnjohje e zgjedhjeve domethënë edhe mosprnai në parlament?

Marku: Nuk përjashtojnë njëra- tjetrën., Ky proces nuk mund të njihet, do të thotë që demokracia nuk funksionon.

Fevziu: Kjo do të thotë që nuk shkohet në parlament, bllokohet parlamenti…

Marku: Unë nuk e di si do merret vendimi, mund të hysh dhe në pralament….

Fevziu: Janë vjedhur zgjedhjet sipas jush?

Marku: Vetëm të jem nga Tajvani, do them jo.

Fevziu: Pse do shkoni në parlament?

Marku: Do bëj luftën. Unë nuk e di çfarë vendimi do merret. Lufta bëhet në disa forma, në parlament, në institucionet ndërkombëtare, në gjykata, në prokurori. Do të jetë luftë totale për të mbrojtur votën. Nuk do të thotë të mos shkosh në parlament. Nuk e di nëse do shkohet, por ky parlament nuk meriton të njihet, në gjykimin tim.

Fevziu: Nuk ka një vendim zyrtar apo jo?

Marku: Po të jetë për mua, as qeveria, as parlamenti, asnjë institucion përfshi dhe pushtetin lokal nuk është legjitiim,dhe gjëja më normale është luftë totale për mbrojtjen e demokracisë.

Exit mobile version