Marku: Mos njohja e zgjedhjeve nuk nënkupton mos pjesëmarrje në parlament. Reagimi do të jetë në të gjitha format

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës i zgjedhur më 25 prill, Mark Marku ka bërë me dije se në takimin e sotëm në selinë e PD me Bashën u diskutua mbi mbledhjen e provave dhe dokumentimin për masakrën zgjedhore, që sipas tij i është bërë Shqipërisë.

Marku deklaroi se, mos njohja e zgjedhjeve nuk nënkupton mos pjesëmarrje në parlament.

“E para, Partia Demokratike siç u tha dhe në takim, po punon fort për të dokumentuar të gjithë dokumentacionet dhe akuzat për masakrën zgjedhore që është bërë në Shqipëri. Problemi është se duhet të jepen provat juridike të denoncimeve që janë të pafundme.

E dyta, te format e reagimit nga protestat masive, të gjithë format. Mos njohja e zgjedhjeve nuk nënkupton mos pjesëmarrje në parlament.

Në gjykimin tim duhet të jetë një luftë totale për largimin e bandave dhe Ramës. Duhen kombinuar të gjitha format e rezistencës.

Reagimi do të jetë në të gjitha format, nuk do të njihen zgjedhjet nga Partia Demokratike”.

Artikulli paraprakFoto/ Deputeti i Ramës, Rrahman Rraja ndërton vilë në Parkun Kombëtar!
Artikulli tjetërKur policia vepron si bandë! E ëma denoncon zhdukjen e vajzës 15 vjeç, policët: Do jetë me ndonjë tutor, ose…