Marrëdhënia jonë me ushqimin është padyshim e veçantë. Ajo shoqëron momentet më të lumtura, por edhe më të vështira të jetës sonë.
Ndonjëherë kënaqemi dhe ndonjëherë na bën të ndihemi fajtorë. Ndonjëherë mund ta teprojmë, dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një problem, për aq kohë sa nuk ndodh gjatë gjithë kohës. Në këtë rast, nuk është vetëm një keqmenaxhim, por mund të jetë e një çrregullim në të ngrënë. Identifikimi i shkaqeve që çojnë në të do të na ndihmojë ta përballojmë problemin në mënyrë më efektive.
Cilat shenja tregojnë rrezikun e ngrënies së tepërt?
Disa sjellje të zakonshme të njerëzve që përjetojnë ngrënie të tepërt janë se:
- Mendimi se “duhet” konsumuar gjithçka sepse ndodhet para në tryezë, pa asnjë ndjesi paralajmërimi për të ndaluar.
- Konsumi në sasi të mëdha ushqimi, pa qenë vërtet të uritur.
- Konsumi i madh i ushqimit në mënyrë të shpejtë dhe brenda pak orësh.
- Konsumi i ushqimit pas dyerve të mbyllura, në mënyrë që askush të mos mund t’i shohë.
Cilat janë shkaqet e zakonshme që çojnë në ngrënien e tepërt?
Një dietë e rreptë
Ngrënia e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar është mënyra më e qëndrueshme për të humbur peshë dhe për të siguruar një jetë cilësore me kalimin e kohës. Dieta e rreptë, nga ana tjetër, përshkruan kufizimin e marrjes së ushqimit, shpesh në përpjekje për të humbur peshë. Kufizimi ekstrem i ushqimeve dhe kalorive, megjithatë, mund të ketë efekt të kundërt, duke çuar përfundimisht në tendencën për të konsumuar sasi më të mëdha të ushqimit.
Vetëbesimi i ulët për imazhin e trupit
Njerëzit me tepri shpesh karakterizohen nga vetëvlerësimi i ulët dhe nuk e pëlqejnë imazhin e trupit të tyre. Kjo çon në emocione negative, të cilat shpesh i luftojnë duke ngrënë në mënyrë të tepruar dhe jo të shëndetshme, një zakon që çon në shtimin në peshë dhe imazhin edhe më negativ të trupit, duke rezultuar në një rreth vicioz, nga i cili nuk është e lehtë të shpëtosh.
Një përvojë traumatike
Qoftë sjellja abuzive, vdekja e dikujt, apo thjesht stresi i madh që vjen nga jeta e përditshme, ankthi emocional mund të kontribuojë shumë në rrezikun e ngrënies së tepërt. Njerëzit që përjetojnë vështirësi emocionale shpesh i drejtohen ushqimit, duke kërkuar ngushëllim apo lehtësim duke e përdorur ushqimin si një “shpëtim”.
Si trajtohet ngrënia e tepërt?
Nëse mendoni se ju ose dikush që doni mund të jeni duke përjetuar një episod të tillë të çrregullimit të ngrënies, ka mënyra për ta trajtuar atë. Shumë mund të ndihmohen duke shkuar te një nutricionist, i cili do të krijojë një dietë të përshtatshme, bazuar në nevojat specifike të secilit. Nëse ngrënia e tepërt është për shkak të faktorëve psikologjikë, atëherë ndihma e një psikoterapisti mund të jetë e mjaftueshme për të trajtuar këtë çrregullim të të ngrënit.