Marrëveshja e fshehtë Rama-Cipras, Berisha thirrje shqiptarëve të mos pranojnë me asnjë çmim coptimin e trojeve shqiptare

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit grek, Cipras, i cili deklaroi se, caktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike është në favor të Greqisë.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Greqisë i është falur nga Rama një sipërfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftës me triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi.
Berisha shkruan më tej se, kjo marrëveshje nuk duhet pranuar me asnjë çmim pasi është copëtimi i dytë i trojeve shqiptare.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dytë!
Te dashur miq, Kryeministri i Greqise Cipras pohon publikisht marreveshjen e tij me Zografin e dyte per coptimit te ri te trojeve shqiptare ne Londer! Ne kete marreveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqise nje siperfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftes me triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi. Per te kuptuar se çfare permban marreveshja e Londres mjafton te lexoni deklaraten e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dyte ne Londer, ne te cilen ai haptas flet per arritjen e “nje zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.
Mendoj se per çdo shqiptar qe e ndjen veten te tille keto fjale nuk kane nevoje per asnje koment.
Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marreveshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (zonen e naftes dhe gazit).
Edvin Kristaq Rama, per te mbuluar aktin e shitjes dhe coptimit te dyte per karrigen e tij te trojeve shqiptare, ankohet ne Bruksel se shqiptaret po e quajne tradhetar.
Me kete rast u bej thirrje shqiptareve te mos pranojne me asnje çmim marreveshjen e fshehte te Londres ‘Cipras – Zografi i dyte’ te coptimit te trojeve shqiptare! sb

Exit mobile version