Marrëveshja e re, 1.2 milionë euro për Rejën

Është arritur marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Edi Rejës. Trajneri italian ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me kombëtaren shqiptare.

Tekniku 74-vjeçar në katër vitet e qëndrimit të tij do të përfitojë rreth 1.2 milion euro.

Numri një i Federatës Shqiptare së Futbollit, Armand Duka, foli për prestigjiozen italiane “Corriere dello Sport”: “Sigurisht, më vjen keq për rezultatin me Andorrën pasi gabuam duke i nënvlerësuar ata. Mendoj se Reja nuk rrezikon pasi ka bërë një punë të mirë tek Kombëtarja shqiptare”.

Gazeta italiane shpjegon se të dy palët janë në negociata, ku thuhet se Reja ka rënë parimisht dakord që të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë edhe për katër vitet e ardhshme me një pagë prej 25 mijë eurosh në muaj (1.2 milionë euro në total).

Artikulli paraprakReagon Voltana Ademi: Kjo mazhorancë dhe Ulsiu qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Çekajt: Pas meje fshihet një grup kriminal shumë i famshëm