Marrëveshja PD-PL për zgjedhjet, Mërtiri: Janë në një llogore kundër SPAK, ulje-ngritjet mes tyre janë…

Pedagogu dhe analisti Ergys Mërtiri në rubrikën “Opinion” në Neës24 tha se nuk sheh asgjë të re në marrëveshjen që mund të arrihet mes Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha dhe Partisë së Lirisë që drejtohet nga Ilir Meta.

Mërtiri tha se Berisha dhe Meta ndodhen në të njëjtën llogore për tu mbrojtur nga SPAK dhe për të sumuar Prokurorinë Speciale. Madje, sipas analistit, këtu përfshihet edhe Edi Rama, që gjithashtu godet SPAK.

“Aleancat tashmë janë të qarta, të gjithë po mbrohen nga SPAK, të gjithë po sulmojnë SPAK dhe në anën tjetër kemi ndërkombëtarët që mbështesin SPAK.

Berisha po mban peng jetën politike dhe PD-në. Ai ka treguar se opozitën e kërkonte për tu mbrojtur nga SPAK dhe jo për të bërë opozitën e Edi Ramës.

Ulje ngritjet në raportet mes dy partive (PL-PD) janë një strategji e tyre. Përpara se Berisha të merrte logon e PD ai u fut në koalicion me LSI (PL), më pas pati një moment qetësie mes tyre dhe sot kemi një afrim të tyre. Pra e gjitha kjo është një strategji që Berisha dhe Meta përdorin”, tha Mërtiri.

Artikulli paraprakNjë vit nga sulmi në Banjskë, Sveçla: Aktakuza anashkalon përgjegjësinë e institucioneve të Serbisë! Herët a vonë, do detyrohen të dorëzojnë Radoiçiçin dhe të tjerët
Artikulli tjetërSondazhi në Shqipëri: 70% e qytetarëve në 6 qarqe pohojnë se barnat nuk janë të sigurta