Marrëveshja për emigrantët, nënkryetari i PD: Pjesë e politikës së brendshme italiane, Rama ndërhyn si…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një lidhje ‘live’ përmes ‘SKYPE’-t në rubrikën “Opinion” në News24, foli për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët,të firmosur dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Çollaku u shpreh se terminologjia e përdorur nga kryeministri Rama është fyese, ndërsa shytoi se çështja e emigrantëve është pjesë e politikës së brendshme italiane.

Më tej ai tha se PD kërkon interpelancë me kryeministrin dhe se çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Sakaq tha se Rama po ndërhyn në këtë çështje dhe po i jep një valvul oksigjeni Melonit, e cila erdhi në pushtet me pretime të forta, ku një ndër to është reduktimi i numrit të emigrantëve të paligjshëm.

“Më fyese ishte terminologjia e Ramës ku tha se ‘do i kthejmë mirënjohjen Italisë’. As Italia dhe italianët nuk përfitojnë nga kjo situatë. Rama përfiton me simpatinë e shqiptarëve ndaj Italisë. Këtu nuk është lidhja me ndihmën që i jepet Italisë, por është çështje e një politike të brendshme italiane. Kemi këtë çështje politike, ndërhyn Rama që i jep një valvul oksigjeni Melonit.

Këtë marrëveshje do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe kemi kërkuar interpelancë me Ramën. Në rast se këto instanca nuk janë respektuar nga kryeministri ai ka kryer vepër penale. Ka lëshuar territor të Shqipërisë pa autorizim nga Presidenti, qeveria, parlamenti. Kemi prova se askush nuk del për zot se ka ditur diçka për këtë marrëveshje. Ka heshtje dhe nga Presidenti.

Kam mesazhe nga banorët e zonës së Lezhës të cilët janë të shqetësuar nga kjo marrëveshje. Për me tepër që është dhe zonë turistike.”, u shpreh nënkryetari i PD-së.

Artikulli paraprakAksidenti te ‘Kopshti Zoologjik’, policia njoftim zyrtar: Humb jetën studenti i Akademisë së Sigurisë
Artikulli tjetërMiratohet paketa e zgjerimit, zbardhen vendimet e KE