Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, mediat italiane: Këshilli i Ministrave i jep dritën jeshile projektligjit

Këshilli i Ministrave të Italisë ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët që u firmos nga kryeministrat Meloni dhe Rama për emigrantët.

“Palazzo Chigi në fakt ka dhënë miratimin e tij për projektligjin që ratifikon marrëveshjen e lidhur mes liderëve të dy vendeve. Protokolli i prezantuar nga dy krerët e qeverive, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, parashikon krijimin e strukturave në Shqipëri për të mirëpritur emigrantët që kanë zbarkuar në brigjet tona. Projektligji përcakton mbulimin financiar dhe rregullat e para të zbatimit të planit”, shkruajnë mediat italiane.

Artikulli paraprakRezultatet “PISA 2022”/ Rritet numri i nxënësve të dobët, në lexim, matematikë dhe shkencë: Shqipëria dhe Kosova të fundit në renditje
Artikulli tjetërPallati i ëndrrave nga Ismail Kadare… a ishte regjimi komunist nën kontrollin e ‘ëndrrës’?