Marshi i Barabait është sot marshi i rezil-kryeministrit

“Marshi i Barabait”, një nga poezitë simbol të Fan Nolit po lexohet në protestë nga pedagoge Taulanta Jaupi. Marshi i rezilit, i katilit, i tradhëtorit që na nxiu e na la pa atdhe, marshi i atij që na solli varfërinë, poshtërsinë dhe robërinë është sot marshi që i shkon për shtat një qeverisjeje kriminale që po i lë shqiptarët pa atdhe, që po i lë pa pasuri dhe që po i grabit përditë për derbederat, ujqërit dhe derrat në qeveri. Rezili, katili dhe tradhëtori ynë, është siç thotë poeti Fan Noli, i çgryer, i zhyer dhe i vyer për hu, prandaj shqiptarët janë bashkuar në protestën më të madhe të 30 viteve pluralizëm.

Marshi i Barabajt

Allalla, o rezil e katil, allalla,

Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,

Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,

Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,

Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fè,

Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,

Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,

Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,

Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;

0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u mallkofsh,

Në skëterrën, katran e tiran, u harbofsh,

Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u shurdhofsh,

Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,

Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju

Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,

Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla,

Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,

Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,

Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

4 16

5 9

2 25

 

Artikulli paraprakEdi Rama në shtrat me krimin!…
Artikulli tjetërBasha me bashkeshorten dhe dy vajzat në protestë