Marshimi i fitores në Vlorë, Leskaj me të rinjtë: Edhe 3 javë na ndajnë nga fitorja. Vlora në krye të ndryshimit!

Marshimi i fitores, kështu e ka quajtur drejtuesi politik i qarkut për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj, aktivitetin e organizuar nga forumi rinor i partisë Demokratike dega Selenicë. Një pritje e jashtëzakonshme me një atmosferë që jep shpresën e madhe dhe garancinë e fitores së 25 prillit.

Qindra të rinj të Selenicës dhe Lumit të Vlorës, kanë zgjedhur një marshim simbolik nga ura e Drashovicës, në Vajzën e Ali Asllanit e duke kulmuar në parkun arkeologjik të Amantias.

Në takim kanë marre pjesë kandidatët për deputet të qarkut, drejtuesi politik Bujar Leskaj, drejtues të degës së Selenicës dhe forumi rinor i Selenicës.

Bujar Leskaj ka thënë se është kjo rini, kjo frymë është grushti i madh që Sekti Rama do të marre në 25 prill.

Edhe për kandidatët për deputet të qarkut Vlorë, kjo pritje e të rinjve, është shenja se 25 prilli do te jetë dita e madhe e ndryshimit për Fitoren e Shqipërisë.

2 17

Artikulli paraprakRinia e zhgënjyer nga Rama, Vokshi: Qeveria e Lulzim Bashës do ta bëjë Shqipërinë për të rinjtë
Artikulli tjetërXhelal Mziu, simbol i ndryshimit dhe i shpresës për Dibrën dhe dibranët