Martin Henze: Rama po bën tradhëti, të gjithë njerëzit duhet ta mbrojnë kombin tani!…

Edi Rama është person i padëshirueshëm në BE. Shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mbrojnë Kombin.

Kështu shkruan Martin Henze, këshilltar ekonomik pranë CDU dhe një prej kritikëve të fortë të Kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetin social Twitter, duke diskutuar me një komentues, Henze shkruan se Rama ka tradhtuar dhe ka dalë kundër kombit dhe tani kombi duhet të vendosë se çfarë dëshiron.

“Gjermania e bëri këtë në vitin 1989, megjithë shërbimin sekret dhe 1 milion ushtarë rus”, shkruan Henze.

Reagimet kanë ardhur pas lajmit sesi mësuesi 42-vjeçar turk Harun Çelik u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë. Edhe në rastin tonë është ndjekur i njëjti skenar si në Kosovë.

“Opozita parlamentare e udhëhequr nga Lulzim Basha. Shqipëria e lirë, studentë, nëna, baballarë, fermerë, intelektualë, artistë, mekanikë, shkrimtarë, njerëz të moshuar dhe me aftësi të kufizuara duhet të ngrihen në këmbë dhe të eliminojnë politikisht këtë qeveri.

Ka një emergjencë kushtetuese, Rama vazhdimisht po shkel kushtetutën dhe po parandalon pranimin në BE, ai po bën tradhëti, të gjithë njerëzit duhet ta mbrojnë kombin tani.

Screenshot 2 1

Artikulli paraprakDeklarata e fortë: Rama e nis Presidencën e OSBE me…
Artikulli tjetërSulmi mbi ambasadën e Malit të Zi në Beograd, reagon PD: Heshtja e qeverisë së Tiranës, e papranueshme!