Masa ndaj Berishës, Lapardhaja: Politikani më i dëshpëruar është Edi Rama, Berisha i hap rrugë rënies së tij

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në “Abc News” ka qenë gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja, i cili është shprehur se kjo që po i ndodh Berishës sot është agonia e një sistemi që po shkon drejt fundit.

Për Lapardhanë, masa e arrestit ndaj Sali Berishës, i hap rrugë rënies së Edi Ramës, sepse prokurorët e SPAK-ut do ta kenë më të lehtë përballjen dhe ngritjen e akuzës ndaj tij.

“Politikani më i dëshpëruar për atë që po i ndodh Berishës, është Edi Rama, sepse rënia e Berishës është precedent për gurët e tjerë të dominosë së politikës shqiptare, përfshi Ramën dhe Metën.”– u shpreh Lapardhaja.

“2024 do jetë viti i ndryshimeve të mëdha politike të nxitura nga drejtësia. Do jetë një kapitull i ri për politikën shqiptare.” – tha më tej ai.

Në fund, Lapardhaja u shpreh se “kjo që po ndodh me Berishën është, gjithashtu, finalizim i vendimit të Bashës më 9 shtator 2021. Kemi dy vite të shkuara dëm dhe shkatërrim të opozitës dhe PD-së vetëm për egon personale të një personi të vetëm”.

Artikulli paraprakShtyhet seanca në GJKKO për Berishën
Artikulli tjetërZbardhet masa që kërkon SPAK për Sali Berishën: Arrest në shtëpi me policë te dera!