Masa të shtuara sigurie në derbin Juve-Napoli: Telekamera dhe policë…

Në fillim bllokada e shitjes së biletave për tifozët vizitorë e tani, qindra policisë si siguri e shtuar, dhe survejim i teknologjisë së fundit, i denjë edhe për agjencitë sekrete.

Përballja e kampionatit italian të futbollit mes Juventus dhe Napolit të shtunën ka ngjallur kërshëri por edhe tension, për dy skuadra që në vitet e fundit kanë rivalizuar shumë, dhe simbolizojnë edhe betejën e zakonshme mes veriut dhe jugut, jo vetëm në sport.

Në fushë do të jetë detyra e arbitrit për të mbajtur nën kontroll nervat, por në shkallët e Juventus stadium dhe jashtë tij, do të ketë monitorim shtesë për akte të dhunshme apo incidente të tjera. Skuadra kampione e Italisë ka përfunduar instalimin e 16 telekamerave në rezolucion të lartë dhe mikrofonëve direksionalë.

Të parat për keqbërësit potencialë dhe të dytët për të zbuluar kore raciste dhe sinjale që mund të përshkallëzojnë situatë.

Sistemi i ri Panomera, do ti integrohet 14 kamerave ekzistuese duke kompletuar mbulimin total për stadiumin më modern të futbollit italian. Policia torineze ka angazhuar gjithashtu për të shtunën forca shtesë që do të monitorojnë lëvizjen e tifozëve nga qendra e qytetit drejt impiantit, për t’ia lënë çdo diskutim fushës, dhe jo situatave aspak të këndshme jashtë saj.

Artikulli paraprakEurostat: Çmimi i mishit në Shqipëri rekord, vetëm për të pasurit
Artikulli tjetërPlas te Barcelona, ish-drejtori kundër transferimit të Neymarit: Nuk e kuptoj se për çfarë interesash bëhet fjalë