Masakra e 26 shkurtit 1951, për të mos u harruar

Nga Taulanda Jupi

Masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është një një nga aktet më kriminale të regjimit komunist.
22 intelektualë, mes tyre një nga mendjet e bukura të shkencës shqiptare të kohës Dr. Sabiha Kasimati, u arrestuan, u masakrauan dhe pushkatuan pa gjyq, pa mbrojtje, pa provuar fajësinë e tyre ndaj akuzës veprime terroriste kundër Shtetit Shqiptar.

Dr.Sabiha Kasimati, fati tragjik i saj dhe i viktimave të 26 shkurtit, është një nga dëshmitë e përgjakura që na tregojnë të vërtetën.
Komunizmi nuk ishte një etapë historike, ishte një zgjedhje e gabuar, në anën e gabuar të zhvillimit historik të njerëzimit, pasojat e të cilës i vuajtën mijëra viktima, mijëra të burgosur dhe të internuar politik.

Komunizmi ishte një regjim gjakatar i cili nuk kurseu askënd që mendonte ndryshe, madje as gratë dhe vajzat, përkundrazi i burgosi, persekutoi dhe torturoi mizorisht edhe deri në vdekje.

Në emër të secilës prej tyre, çdo nismë transparance që çon në një përballje dhe raport të drejtë me të vërtetën është i domosdoshëm për të çliruar shoqërinë shqiptare nga manipulimi 34-vjeçar mbi komunizmin.

Për të mos harruar, për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e tyre, por mbi të gjitha për të ruajtur trashëgiminë historike e cila duhet të shërbejë për të ndërgjegjësuar gjeneratat e reja që historia të mos përsëritet.

 

WhatsApp Image 2024 02 26 at 09.22.471

Exit mobile version