Masakra e Reçakut, reagon Lulzim Basha: “Drejtësi që historia të mos përsëritet”

Sot është 25-vjetori i Masakrës së Reçakut.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar në një postim, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha shprehet se kjo ngjarje nuk duhet harruar dhe ajo vijon të jetë simbol i sakrificës së rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Kreu i PD-së thotë se “kërkesa për drejtësi është thelbësore për t’u siguruar që historia të mos përsëritet sërish”.

Më poshtë i plotë postimi i kryedemokratit Basha:

Masakra e Reçakut është një ndër ngjarjet më tragjike dhe më të dhimbshme të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Martirizimi i 45 njerëzve të pafajshëm 25 vite më parë, shënoi një pikë kthese në ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për masakrat dhe genocidin që regjimi i Milosheviçit po kryente në Kosovë.

Masakra e Reçakut mbetet simbol i sakrificave së shqiptarëve të Kosovës për liri. Drejtësia për të dhe gjithë masakrat vrasjet dhe torturat e ushtruara ndaj popullsisë civile të Kosovës është jetike për t’u siguruar që historia të mos përsëritet sërish dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të bazuar në paqe dhe respekt të ndërsjellë.

I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut!

Exit mobile version