Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Miklovan Parubin dhe shokun e tij Marçel Shipijati. Ndërkohë në sallën e gjyqit ishte vetëm nëna e autorit të masakrës. Nëna Miklovan Parubit e tronditur ishte e vetmja e familjes që shkoi në Gjykatë. Kurse babai i tij është mbyllur në shtëpi, sipas Kanunit.
Gruaja me shami në kokë u tha gazetarëve se nënat e viktimave të djalit të tij ishin shoqet e saj të ngushta dhe ajo çfarë ka ndodhur ishte një gjëmë. 33-vjeçari Miklovan Parubi hyri në Gjykatë në masa të rrepta sigurie. Policët kontrollonin rrugën mos dikush nga pala e të vrarëve mund të qëllonte. Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Miklovan Parubin dhe shokun e tij Marçel Shpijati.
Autori i masakrës në Dajç, ashtu sikur deklaroi para Prokurorisë, tha para gjykatëses Llazari, se donte të vriste vetëm Ndok Markun. Ai ka shprehur keqardhje për viktimat e tjera, por pretendon se i paralajmëroi. 33-vjeçari, i cili është autor i dy vrasjeve dhe katër plagosjeve u kap jashtë kasolles ku ishte fshehur. Parubi i tha policisë se kishte dalë për të blerë cigare.
Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” dhe për Marçel Shpijatin, i cili u arrestua si bashkëpunëtor me autorin e masakrës në Dajç. Ai u tha hetuesve se e kishte ndihmuar Parubin, të largohej nga vendi i ngjarjes. Menjëherë, pasi policia arrestoi Shpijatin, zbuloi dhe vendin ku ishte fshehur Parubi.