Qeveria i ka transferuar kompetencat e dhënies së tyre tërësisht tek Ministria e Energjetikës, teksa e ka orientuar atë që nëse aplikuesi i parë nuk i plotëson kushtet të vijohet me tjetrin.
Gjithashtu qeveria e ka orientuar Ministrinë e Energjetikës që të ndërmjetësojë dhe të lehtësojë investitorët në rastet kur prona është shtetërore.
Teksa teknologjia e fundit në Evropë për prodhimin e energjisë ka arritur në ndërtimin e TEC që prodhojnë me 50 MW energji me gaz dhe njëkohësisht shërbejnë për ngrohjen e serrave, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një politikë agresive stimulimi për ndërtimin e HEC-ve të 2 MW pa kursyer as zonat e mbrojtura.
Në kulmin e debatit për dëmin që të paktën 14 HEC–e, jo më shumë se 2 MW po i krijojnë perlës së Alpeve shqiptare, Valbonës, qeveria ka marrë një vendim në të cilën liberalizohet dhënia e tyre. Qeveria i ka transferuar kompetencat e dhënies së tyre tërësisht tek Ministria e Energjetikës, teksa e ka orientuar atë që nëse aplikuesi i parë nuk i plotëson kushtet të vijohet me tjetrin.
Gjithashtu qeveria e ka orientuar Ministrinë e Energjetikës që të ndërmjetësojë dhe të lehtësojë investitorët në rastet kur prona është shtetërore.