Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar maskarën që po u bëhet pyjeve në mallet e Librazhdit nga Taualant Balla.
Malltezi ka qenë në Malin e Polisit, në rrethin e Librazhdit nga ku sjell foto dhe video që tregojnë se si, sipas tij, për disa milionë më shumë, po kafshohet barbarisht mushkëritë e shqiptarëve.
Zyrtari i PD akuzon kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deputet edhe i zonës në fjalë, si njeriu që fshihet pas kësaj maskarade.
“Tualeti i Librazhdit në veprim. Prerje pyjesh 200-vjeçarë në Malin e Polisit. Shkel ligje pafund dhe kafshon mushkëritë e shqiptarëve për ca miliona më shumë. Krim pa ndëshkim se po bëjnë gjasme sikur nuk dëgjojnë, nuk shikojnë e nuk kuptojnë. Zuzarë”, shkruan Malltezi në reagimin e tij më të fundit.
Prej datës 11 Shkurt 2016 ka hyrë në fuqi Moratoriumi i Pyjeve, i cili do të zgjasë për një periudhë 10-vjeçare. Por pavarësisht kësaj, në shumë zona pyjore të vendit vijon normalisht prerja e tyre.
Tualeti i Librazhdit ne veprim. Prerje pyjesh 200-vjecare ne Malin e Polisit. Shkel ligje pafund dhe kafshon mushkrite e shqiptareve per ca miliona me shume. Krim pa ndeshkim se po bejne gjasme sikur nuk degjojne, nuk shikojne e nuk kuptojne. Zuzare
Gepostet von Abi Malltezi am Dienstag, 1. Oktober 2019