Masakra në Liqenin e Shkodrës, peshku po shfaroset duke u gjuajtur me korrent, policia paguhet

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook: “Barbari mjedisore në Liqenin e Shkodrës! Po shfarrosin peshkun me gjenerator, çunat e krimit marrin ryshfetin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje z.Berisha
Unë jam një qytetar i Bashkisë Malësi e Madhe dhe po të shkruaj për të denoncuar abuzimin që po bëhet me faunën e Liqenit të Shkodrës…që nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 3 të natës 50% e varkave që kanë liçensë bëjnë gjueti të paligjshme me korrent,kemi marrë policinë në telefon në disa raste,as që e marrin mundimin të vijnë,kam dëgjuar që marrin 50 mijë lekë të vjetra nga çdo varkë peshkimi në mënyrë që të lejohen të shkatërrojnë faunën e një prej liqeneve më të bukur në Europë dhe jo vetëm…
Eshtë e dhimbshme të shkosh në breg të liqenit dhe ta shohësh si zbardhon nga peshqit e ngordhur dhe për më tepër tani qëështë dhe sezoni i riprodhimit që korrenti (gjeneratori) vret gjithashtu të gjitha vezët që peshqit lëshojnë në breg…Nuk dimë se ku të drejtohemi,nuk e kuptoj se si mund të lejohet diçka e tillë në një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së…Në ditët në vijim mund të të dërgoj foto dhe video…Publikoje që ta marrin vesh shqiptarët se në çfarë vendi jetojmë dhe nga kush qeverisemi”.

Artikulli paraprak7 kulla deri në 23 kate tek Teatri, si do të vidhen mijëra metra katrorë tokë publike nga Bashkia
Artikulli tjetërKreu i emergjencave: Qytetarët të ngjiten në katet e dyta dhe të treta që të shpëtojnë nga përmbytja