Masakra në Liqenin e Shkodrës, peshku po shfaroset duke u gjuajtur me korrent, policia paguhet

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook: “Barbari mjedisore në Liqenin e Shkodrës! Po shfarrosin peshkun me gjenerator, çunat e krimit marrin ryshfetin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje z.Berisha
Unë jam një qytetar i Bashkisë Malësi e Madhe dhe po të shkruaj për të denoncuar abuzimin që po bëhet me faunën e Liqenit të Shkodrës…që nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 3 të natës 50% e varkave që kanë liçensë bëjnë gjueti të paligjshme me korrent,kemi marrë policinë në telefon në disa raste,as që e marrin mundimin të vijnë,kam dëgjuar që marrin 50 mijë lekë të vjetra nga çdo varkë peshkimi në mënyrë që të lejohen të shkatërrojnë faunën e një prej liqeneve më të bukur në Europë dhe jo vetëm…
Eshtë e dhimbshme të shkosh në breg të liqenit dhe ta shohësh si zbardhon nga peshqit e ngordhur dhe për më tepër tani qëështë dhe sezoni i riprodhimit që korrenti (gjeneratori) vret gjithashtu të gjitha vezët që peshqit lëshojnë në breg…Nuk dimë se ku të drejtohemi,nuk e kuptoj se si mund të lejohet diçka e tillë në një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së…Në ditët në vijim mund të të dërgoj foto dhe video…Publikoje që ta marrin vesh shqiptarët se në çfarë vendi jetojmë dhe nga kush qeverisemi”.

Exit mobile version