Masakra nga kryetari i PS në Mat, reagon Basha: Një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Mat, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe një tjetër i plagosur.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se ngjarja e sotme ishte një dëshmi e qartë se si është denigruar shteti shqiptar.
Postimi i plotë i kryetarit Basha:
Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.
Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen
Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.
Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

Në foto, autori i masakrës

kujtim

Exit mobile version