– Masakra në Velipojë/ PD: Edi Rama ka dorëzuar Shqipërinë në duart e krimit. Policia të distancohet nga regjimi dhe të mbrojë jetën e qytetarëve
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRETA BARDELI
Sot është një ditë e dhimbshme për Velipojën, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.
Masakra e ndodhur në mesnatë ekspozon edhe njëherë gjunjëzimin e shtetit para krimit, rënien e rendit dhe sigurisë pikërisht për shkak të atyre që e kanë normalizuar krimin duke e bërë atë pjesë të pushtetit, ndërsa policinë e përdorin për mbrojtur intersat e regjimit dhe jo të qytetarëve.
Kjo masakër, në një zonë turistike dhe në mes të sezonit, dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën jetët e qytetarëve, familjeve dhe fëmijëve shqiptarë janë të rrezikuara nga dorëzimi i shtetit përpara grupeve kriminiale.
Ku strategjia makabër e “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, pasqyrohet edhe nga postimi i turpshëm në facebook i Edi Ramës, me të cilin tregon se ai jeton i shkëputur nga realiteti, që nuk njëh dhe nuk mban përgjegjësi për dorëzimin pa kushte të Velipojës, Shkodrës dhe Shqipërisë në duart e krimit.
Kjo gjendje ankthi dhe pasigurie, dëmton Velipojën, dëmoton Shkodrën dhe dëmoton imazhin e Shqipërisë në një moment të vështirë për ekonominë e vendit tonë, që ka turizmin një element jetik të saj.
Prandaj kërkojmë që Policia e Shteti të gjej forcën për t’u distancuar nga regjimi dhe të veproj e e lirë nga presionet politike, duke u ngritur në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.