Masakra që po ndodh në bregdetin e Jugut nga bastardët e Ramës

Masakra e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare që të çon në Jug, nuk ka të ndalur. E gjithë vija bregdetare në Jug është mbushur me ndërtime me leje dhe pa leje duke shkatërruar turizmin. Ndërtimet kryhen nga njerëz të afërt të Ramës dhe policia e Prokuroria nuk guxojnë të ndërhyjnë.
Një tjetër ndërtim, me beton e tulla, që ka dëmtuar peisazhin që të ofron një ndër rrugët më të bukura që të çon drejt plazheve të jugut, e pikërisht pak para se të futesh në Dhërmi, që është edhe destinacioni turistik më i preferuar i të gjithë pushuesve gjatë stinës së nxehtë.
Banorët e zonës tregojnë se gjithçka është bërë shpejt e shpejt, dhe brenda dy javësh, ky rrip toke, nga një fushë që ndodhej në këtë kthesë, është shndërruar në një tjetër masë betoni.
Banorët e zonës pretendojnë se ndërtimi është pa leje.
Vetë banorët e zones i bëjnë apel qeverisë që të pezullojë ndërtimet që po godasin rëndë turizmin.

Exit mobile version